
Mesfushori Albano Aleksi, foli për MCN TV, pas fitores 4-3 të Egnatias ndaj Erzenit. Sipas tij, ka vend për përmirësim, por shtoi se rëndësi kanë 3 pikët.
Aleksi deklaroi se forca e vërtetë e Egnatias do të duket në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.
Rëndësi kanë 3 pikët por kemi shumë gjëra për të rregulluar, sidomos në pjesën e dytë. Erzeni shfrytëzoi rastet , ky është futbolli. Rëndësi ka fitorja, shikojmë përpara për ndeshjet e radhës.
Pavarësisht gabimit në ndeshjen e parë, por rëndësi kanë 6 pikët në dy ndeshjet e radhës. Forca e Egnatias do duket ndaj Partizanit, t’i marrim ndeshjet një nga një.
Dwamena është tip që nuk i feston ditëlindjen, i bëmë një tortë simbolike. Dhurata më e mirë për të, ishin tre pikët sot.



