
Përpjekjet e Manchester United për të siguruar qëndrimin e lojtarëve të rëndësishëm në “ Old Trafford ‘’ duket se do të kenë një koefiçent të lartë vështirësie . Ky fakt është provuar me refuzimin e mesfushorit Jesse Lingard të cilit i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe duan që të evitojnë me çdo kusht largimin me parametër zero .
Refuzimi i 28 vjeçarit lidhet në mënyrë direkte me ofertat në drejtim të tij dhe gjithashtu për faktin se nuk e ka të sigurtë aktivizimin si titullar në skemat e Ole Gunnar Solskjaer sepse ky i fundit nuk e ka vlerësuar aq sa duhet gjatë eksperiencës me 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Megjithatë drejtuesit e gjigandëve të Premier Leagues kanë deklaruar se nuk do të dorëhiqen deri në arritjen e objektivit sepse duan të përfitojnë sa me shumë të jetë e mundur me shitjen e tij në merkaton e ardhshme verore .
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i famshëm Ekrem Onur dhe na jep për të kuptuar se ndoshta cikli i Jesse Lingard me Manchester United është drejt fundit për arsye se për shërbimet e tij kanë shfaqur interes disa skuadra të njohura .



