Wijnaldum , i preferuari i Cholo Simeones

Wijnaldum , i preferuari i Cholo Simeones

  Shanset e Georginio Wijnaldum për të qëndruar në ‘’  Parque de Prince ‘’ janë pothuajse të zeruara sidomos pas transferimeve të Vitinhas dhe Renato Sanchezit dhe Atletico po i mëshon fort kësaj piste sepse mesfushori preferohet nga Diego Simeone.

Pas largimit nga Liverpooli , hollandezi ka qëndruar në vendnumëro tek Paris St Germain dhe pas transferimeve të Renato Sanches dhe Vitinhas , e ardhmja parashikohet edhe më e vështirë tek kampionët e Ligue 1.

Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ sigurisht gjërat do të funksiononin ndryshe sepse traineri argjentinas vijon të besojë fuqimisht tek aftësitë e 31 vjeçarit.

Nëse  analizojmë sezonin e ishi-t të Psv Eindhovenit, duhet theksuar se ka arritur të aktivizohet në 1993 minuta të ndara këto në 38 sfida të shoqeruara  me 3 gola dhe 1 asist por duke qenë se është preferuar si zëvëndësues nga Mauricio Pochettino, ky fakt evidenton se eksperienca tek Paris St Germain mund të jetë drejt fundit dhe spanjollët duhet të përfitojnë në maksimum pasi Georginio Wijnaldum mbetet një mesfushor shumë cilësor.

Siç dihet tashmë , Atletico Madridi konsiderohet një ndër rivalët më të vështirë për tu mposhtur në Spanjë dhe kontinentin e vjetër por ulja me shpejtësi nga froni është një sinjal për Cholo Simeonen se duhet ti shtojë përpjekjet gjatë merkatos së verës për ti rikthyer sa më shpejt djemtë e tij tek suksesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy