
Mungesa e titujve ndër vite, vijon të jetë shqetësimi kryesor i drejtuesve të Milanit.
Natyrisht kuqezinje konsiderohen kandidatë potencialë për arritjen e trofeve në çdo sezon, sidomos në Itali por rivaliti sa vjen edhe ashpërsohet dhe për ekipet e elitës bëhet edhe më e vështirë.
Pritet një revolucion tek shtatë herë kampionët e Champions Leagues, të cilët me Paulo Fonsecan në stol do të mundohen të ndryshojnë historinë në vijimësi.
Kërkesat natyrisht sa vinë edhe shtohen, duke iu referuar faktit se jemi në merkaton verore dhe objektivi i rradhës është Emerson Royal.

Sipas Fabrizio Romanos, ekspert i merkatos, drejtuesit e Tottenham Hotspurit i kanë vënë pika mbi i duke përcaktuar 25 milionë euro për mbrojtësin, i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione të prapavijës.
Sipas informacioneve të fundit, drejtuesit e kuqezinjve e kanë arritur një marrëveshje verbale me 25 vjeçarin, por oferta prej 15 milionë eurosh është larg kërkesës së atyre të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.
Bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe për ishi-n e Real Betisit konsiderohet një mundesi shumë e mirë për të provuar veten, tek një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit.
Me ‘’ Spursat ‘’ Emerson Royal e finalizoi sezonin me 24 sfida dhe 1 gol dhe në lidhje me transferimin e mundshëm të tij në ‘’ San Siro ‘’ tek Milani po punohet me shumë përkushtim.



