
Flitet se e ardhmja e Nico Williams mund të ndryshojë shumë shpejt.
Sulmuesi e tregoi se çfarë është i aftë të bëjë në Europian, për të cilin drejtuesit e Barcelonës po këmbngulin.
Ylli i Athletic Bilbaos shënoi golin e parë në finalen kundër Anglisë duke e ndihmuar kombëtaren e drejtuar nga Luis de la Fuente të jetë përsëri kampionja e Europës, për të katërtën herë.
Mirëpo, drejtuesit e Athetic Bilbaos, të ndërgjegjshëm për largimin e mundshëm të 22 vjeçarit nga ‘’ San Mames ‘’, pretendojnë të arkëtojnë 60 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.

‘’ Los Cules ‘’ s’do ta kenë aspak të lehtë edhe pse konsiderohen paksa të avantazhuar sepse edhe Chelsea synon transferimin e Nico Williams në ‘’ Stamford Bridge ‘’ gjatë kësaj merkatoje verore.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, nëse ‘’ Blaugranët ‘’ do ta arrijnë marrëveshjen, golashënuesi nga Pamplona do të firmosë deri në 2028-tën me opsionin e rinovimit të saj deri në 2030-tën.
Spanjolli e ka treguar se është me meritë një ndër më të mirët në Europë për sa i përket pozicionit ku aktivizohet, i cili e ka shpalosur potencialin edhe në lidhje me shënimin e golave.
Mënyra se si luan të impresionon pasi është shumë i shpejtë në duelet një kundra një, tejet teknik dhe përbën rrezik për çdo rival.
Me një trainer të ri si Hansi Flick, tek katalanasit ka nisur një revolucion, kryefjala e të cilit është rikthimi tek trofetë që mungojnë prej kohësh në të famshmin ‘’ Camp Nou ‘’.



