Interi dy opsione për mesfushën

Interi dy opsione për mesfushën

Edhe pse është dita e fundit e merkatos së verës, drejtuesit e Interit do të tentojnë ta përforcojnë mesfushën me dy emra cilësorë. Koha nuk premton shumë por gjithsesi zikaltërit janë fokusuar tek Maxime Lopez i Sassuolos dhe Boubakary Soumare i Leicester City-t, tanimë i rënë në Championship. Për sa i përket 25 vjeçarit nga Marseilla duhet theksuar se italianët tentuan ta afronin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ edhe në të kaluarën , ndërsa për lojtarin e të ashtuquajturve ‘’ The Foxes ‘’ mendohet një akord më i lehtë për arsye se ish fituesit e Premier Leagues nën drejtimin e Claudio Ranierit tashmë do të provojnë veten një kategori më poshtë. Objektivi i Simone Inzaghit është i qartë dhe lidhet me rikthimin tek Scudetto dhe pse jo shtrirjen e protagonizmit edhe në Champions League , një trofe që i shpëtoi nga duart në sezonin e kaluar në finalen e humbur kundër Manchester City-t. Gjithsesi të besuarit e Simone Inzaghit nuk mbetën me duar bosh në sezonin e shkuar pasi fituan Kupën e Italisë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy