Muller rinovon me Bayernin

Muller rinovon me Bayernin

 Pas fitimit të Bundesligës , Bayern Munchen ka arritur një tjetër sukses . Bëhet fjalë për rinovimin me Thomas Muller, një element shembullor ndër vite si tek bavarezët ashtu edhe tek  Gjermania. 

Javët e fundit rezultuan shumë të vrullshme në aspektin e negociatave gjatë të cilave  rekordmenët e Bundesligës ia arritën qëllimit dhe do ta kenë në dispozicion 32 vjeçarin deri në 30 qershorin e 2024-tës , periudhë nga e cila do të mundohen të përfitojnë në maksimum duke patur parasysh  eksperiencën e ish kampionit të botës.

 Prej 14 vitesh tashmë , Thomas Muller vijon të lërë shenjë pavarësisht se Bayernit nuk i ka ecur këtë vit në Champions League sepse u eleminua në çerekfinale kundër  Villarealit.

Pavarësisht se është drejt fundit të karrierës , Thomas Muller akoma vijon të tregojë vlerat duke përfaqesuar një fanellë që peshon shumë dhe konkretisht në sezonin aktual numëron 12 gola dhe 24 asiste në 43 ndeshje dhe ka bërë një zgjedhje ideale për vijimësinë pasi me Bayern Munchen sukseset janë të garantuara .  

Praktikisht të besuarit e Julian Nagelsmann e kanë finalizuar sezonin dhe iu mbetet vetëm realizimi i dy ndeshjeve në kampionat të cilat do të luhen për statistikë dhe parashikohet se merkatoja e verës do të jetë një sfidë më vete pasi ky ekip e ka potencialin për të fituar edhe Champions Leaguen, turne që  i dha një leksion shumë të rëndësishëm në sezonit aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy