Tirana do kthesën në Kupë, Ahmataj: Në derbi e pësuam nga dy gabime, objektivin e kemi të qartë

Tirana do kthesën në Kupë, Ahmataj: Në derbi e pësuam nga dy gabime, objektivin e kemi të qartë

Tirana do të kërkojë kthesën në Kupë, pas humbjes në derbi ndaj Partizanit. Këtë të martë, bardheblutë sfidojnë Teutën.

Në prag të kësaj sfide, për mediat foli trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj. Ky i fundit deklaroi se në derbi skuadra u ndëshkua nga dy gabime, ndërsa shtoi se nesër do të jetë një ndeshje ndryshe.

Pavarësisht rezultatit që na ka mërzitur shumë, skuadra prodhoi lojë dhe për disa gabime jemi mundur ndërkohë duhet të shohim përpara. Nëse do të kishim humbur një derbi të paluajtur atëherë do të kishte frikë, por kështu nuk ka nevojë për panik sepse prodhuam lojë, bëmë dy gabime dhe u ndëshkuam. Futbolli është lojë gabimesh dhe duhet të gabojmë sa më pak për të arritur tek rezultati.

Është një tjetër ndeshje nesër, nuk ka lidhje me kampionatin është me dy takime. Asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë, por duhet të jemi të vendosur. Kundërshtari është i fortë dhe agresiv sidomos në fushën e vetë, dhe ne duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Teuta ka një lloj agresiviteti dhe duhet të jemi më solidë nesër në fushën e lojës. Ne përdorim lojtarët tanë më të mirë dhe më të fortë.

Skuadrat në këtë kampionat janë në të njëjtin nivel dhe i zgjidhin episode, duhet të bëjmë më pak gabime. Tirana ka vetëm një objektiv të vetëm, është titulli, edhe Kupa është objektiv i sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy