
Anësori Jose Luis Gaya nuk ka rezultuar i vetmi opsion për të shoqëruar Jordi Alban në sezonin e ardhshëm . Barcelonës i ka trokitur fati në derë gjatë orëve të fundit sepse anësori i Sportingut të Lisbonës Nuno Mendes i është vetëofruar katalanasve të cilët e konsiderojnë riparimin e mbrojtjes çështjen e momentit . Sipas raportimeve të Mundodeportivos ‘’ Los Cules ‘’ nuk kanë bërë asnjë ofertë konkrete për yllin e portugezëve por duke ditur se sezoni për 18 vjeçarin ka rezultuar mbresëlënës për arsye se skuadra e Ruben Amorim ka arritur të mposhtë dominimin e Benfikës dhe Portos dhe ky sukses ia rrit pretendimet lojtarëve për të kërkuar ngjitjen në karrierë .
Momentalisht Nuno Mendes është një nga risitë e futbollit botëror dhe e ka lideruar krahun e majtë të mbrojtjes së Sporting Lisbonës deri në javën e fundit duke i treguar ‘’ Luanëve ‘’ se e ka arritur nivelin e duhur për tu vënë nën urdhërat e Ronald Koeman gjatë sezonit të ardhshem . Guximi i tij pritet të marrë përgjigje nga tekniku hollandez por është evidente se e ka kualitetin e nevojshëm për t’iu bashkuar ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët janë drejt një evolucioni historik dhe për tu theksuar është se do të përqëndrohen shumë në repartin defensiv për tu koordinuar siç duhet gjatë sezonit të ardhshëm .
Lojtari nga Sintra ka zhvilluar një sezon për tu patur në konsideratë dhe e ka shoqeruar atë me 35 ndeshje dhe 1 gol por kjo histori ka dy anë shumë të rëndësishme .
E para ka të bëjë me cilësitë e treguara nga Nuno Mendes dhe së dyti fakti i të shpallurit kampion , komponentë që i shërbejnë për t’iu bashkuar spanjollëve që kërkojnë medoemos të rikthehen në majën e futbollit europian dhe më gjerë .



