Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja edhe zyrtarisht është kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje. Për të shuar të gjitha dyshimet, Calja ka zbuluar përgjigjet e testeve antidoping.
Në postimin e tij, Calja është shfaqur i lumtur teksa shkruan se testet antidoping treguan pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.
Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh.”, shkruan Calja.



