Dinamo bën përforcimin e fundit, merr ish-mbrojtësin e Kukësit

Dinamo bën përforcimin e fundit, merr ish-mbrojtësin e Kukësit

Dinamo nuk e ka ndalur punën për përforcimin e skuadrës, as në ditën e fundit të merkatos. “Nëndetësja blu” ka prezantuar edhe afrimin e fundit. Edis Maliqi do të jetë pjesë e kryeqytetasve në sezonin e ri.

Ka qenë vetë klubi i Dinamos që ka zyrtarizuar firmën me futbollistin 26-vjeçar. Maliqi vjen nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, me të cilët luajti në sezonin e fundit në kampionatin kroat.

Deri në tetor të vitit të kaluar, mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e Kukësit, me të cilët luajti për 2 sezone. Në të kaluarën Maliqi ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija dhe Rabotnicki Skopje në Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy