Reus rinovon kontratën me Borussia Dortmund

Reus rinovon kontratën me Borussia Dortmund

Sulmuesi Marco Reus, do të vazhdojë të jetë pjesë e Borussia Dortmund, për të paktën edhe një tjetër sezon.

Klubi verdhezi, ka njoftuar këtë të enjte, rinovimin e kontratës me 33-vjeçarin. Palët kanë zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2024.

Reus njihet për dashurinë e madhe që ka për fanellën e Dortmund, pasi nuk e ka tradhtuar kurrë, duke refuzuar edhe oferta të majme nga klube të mëdha europiane.

Në edicionin e fundit të Bundesligës, futbollisti ka luajtur 20 ndeshje, ku numëron 6 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 4 herë. Kujtojmë se transferimi i tij te Borussia Dortmund u krye në vitin 2012, kur erdhi nga Borussia Moenchegladbah.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy