Bundesliga rikthehet në fushën e blertë

Bundesliga rikthehet në fushën e blertë

Bundesliga gjermane pas 68 ditësh është rikthyer të shtunën pasdite në fushën e blertë.

Ndeshja më e spikatur e së shtunës, e vlefshme për javën e 26-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Gjerman të Futbollit, ka qenë padyshim derbi midis Borusias së Dortmundit dhe Shalke 04-ës.

Takimi që nisi në orën 15:30, spikati për faktin se u luajt në një stadium fantazëm, pasi tifozët nuk lejohen në stadiume.

Gjithashtu nuk pati as rreshtim të skuadrave, pasi ekipet dolën në fushë në kohë të ndryshme dhe as shtrëngim duarsh mes lojtarëve kundërshtarë e gjyqtarëve.

Mungesa e tifozëve në stadiumin 80 mijë vendesh, krijoi më shumë idenë e një seance stërvitore, se sa një ndeshje kampionati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy