Vllaznia pret në shtëpi Egnatian, në ndeshjen e kthimit, për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Rrogozhinasit fituan minimalisht ndeshjen e parë dhe iu mjafton një barazim për të kaluar në finale. Pritet një sfidë e luftuar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me ndeshjen që do të transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Juric, Yago, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Dylisse, Rama, Fejzullahu, Aleksi, Fernando, Ndreca, Montenegro, Ibrahimoglu.



