Chelsea  planifikon një shkëmbim me Leipzig

Chelsea planifikon një shkëmbim me Leipzig

Thomas Tuchel vijon tejet i përqëndruar në këtë merkato verore , periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Chelseas.

Me ndryshimin e pronarit  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mund të marrin frymë lirisht dhe traineri gjerman po jep maksimumin për ta rikthyer përsëri lumturinë në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Duke patur parasysh që Timo Werner kërkon largimin nga kryeqytetasit prej kohësh , drejtuesit e tyre  po planifikojnë një shkëmbim ndërmjet objektivit të tyre dhe golashënuesit . 

Josko Gvardiol prej kohësh ndiqet nga Thomas Tuchel dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ , ishi i Borussia Dortmundit ka kërkuar ta ketë pjesë të skuadrës. 

Pas largimit të Christensen dhe Rudiger nuk përjashtohet që Cesar Azpilicueta dhe  Marcos Alonso të vijojnë të njëjtën rrugë , fakt që detyron numrin një të pankinës të reagojë menjëherë për përforcimin e prapavijës pavarësisht se së fundmi  Chelsea ka firmosur me Kalidou Koulibaly dhe Raheem Sterling  dhe po tentohet pa pushim edhe për anësorin e Brightonit Marc Cucurella.

Gjigandët e Premier Leagues vijojnë ti  mbajnë të ndezura shpresat se do të mund të bindin gjermanët për largimin e 20 vjeçarit nga ‘’ Red Bull Arena ‘’ dhe në vijimësi të luftojnë për tu rikthyer tek titujt, të cilët me Thomas Tuchelin në stol e kanë treguar se mund të kalojnë çdo pengesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy