
Barcelona është e vetëdijshme se merkatoja e janarit do të jetë një moment që do të përcaktojë rrugëtimin e saj deri në fundin e sezonit . Problemet shtohen dita -ditës për spanjollët , të cilët si asnjë herë më përpara po vuajnë një dëm të konsiderueshëm ekonomik i cili ia ka dëmtuar imazhin dhe e ka lënë në vendnumëro .
Asi nën mëngë i ‘’ Los Cules ‘’ është shitja e lojtarëve që vijojnë të mos e bindin Xavi Hernandezin për të impulsuar rritjen ekonomike për të cilën luftohet prej një kohe të gjatë .
Pjesë e problemeve të trainerit spanjoll është Philippe Coutinho i cili është shumë larg përfaqesimit të ngjyrave kuq e blu dhe i është komunikuar se nuk ka vend tek Barcelona . Prapa dere për 29 vjeçarin janë dy skuadra tepër interesante të Premier Leagues si Evertoni dhe Newcastle .
Sipas ‘ As ‘ ‘’ The Toffees’’ dhe bardhezinjtë do të tentojnë rikthimin e brazilianit në Angli për ta ndihmuar në nisjen e një etape të re sepse është një kampionat që e ka shumë përzemër pasi në të kaluarën impresionoi tek Liverpooli .
‘’ Las Urracas ‘’ do të kërkojnë të jenë protagonistë absolutë gjatë merkatos së janarit sepse kanë privilegjin e të qënit klubi më i pasur në planet por fatkeqësisht ndodhen në një situatë tejet kritike në renditje sepse janë të parafundit dhe në krahun tjetër Evertoni mbetet një ekip simpatik që mund të surprizojë në çdo moment pavarësisht se bardhezinjtë do të nisen dukshëm si favoritë .
Potenciali i anglezëve, në veçanti ai i sheikëve të Newcastles mund të interpretohet si një frymëmarrje nga drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ sepse mund ti plotësojnë pa problem kërkesat e tyre .
Një fakt të cilit duhet ti jepet rëndësi është se kalimi i mundshëm në ‘’ Goodison Park ‘’ do të perceptohej një tradhëti nga ana e ‘’ The Redsave ‘’ për shkak të rivalitetit ndërmjet dy klubeve që do ta shëndërronte automatikisht në një lojtar të urryer nga gjigandët e Anglisë .
Ky fakt i jep një avantazh më tepër Newcastle United për lojtarin nga Rio De Janeiro, karriera e të cilit është dëmtuar shumë në ‘’ Camp Nou ‘’.



