Barcelona, gjen sulmues tek Club Brugge

Barcelona, gjen sulmues tek Club Brugge

Tentativat për tu përforcuar në metrat e fundit vijojnë nga drejtuesit e Barcelonës.

Nevoja për një sulmues që bën diferencën është shumë e madhe dhe duke patur parasysh mbingarkesën dhe sezonin e gjatë arritja e marrëveshjes konsiderohet e domosdoshme. 

Këtë herë ‘’ Los Cules ‘’ e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Club Brugge, aty ku po bën diferencën Jesse Bisiwu. 

18 vjeçari po avancon me hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur dhe gjatë merkatos së verës pritet ofensiva e ‘’ Blaugranëve ‘’. 

Belgu është një lojtar shpërthyes, me një teknikë për tu admiruar dhe shumë i shpejtë. 

Për më tepër agresiviteti në presion është një ndër cilësitë që e kanë impresionuar trainerin Hansi Flick, i cili e mirëpret në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Kontrata me gjigandët e Jupiler Pro League përfundon në 2027-tën dhe spanjollët do të tentojnë me çdo mënyrë për ta transferuar në La Liga. 

Stili i lojës së tij është i duhuri për mënyrën se si vendoset ekipi i gjermanit por drejtuesit e Club Brugge kanë deklaruar se do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht në këtë histori. 

Në një moshë të tillë është momenti i duhuri për të firmosur me lojtarë të këtij niveli për të evituar edhe rritjen e vlerës së kartonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy