Nuredin Koni, trajner futbolli në Itali, në një intervistë për MCN Informacion, rrëfeu përvojën me talentet e reja të fushës së blertë. Ai tha se ka elementë shqiptarë që kanë mundësi të ecin përpara.
Kam tre vjet që ushtroj profesionin si trajner futbolli. E kam pasur pasion futbollin, por për shkak të motiveve familjare, kam zgjedhur të jem trajner. Këtu ka elementë shqiptare dhe kanë mundësi të ecin shumë përpara. Futbolli po avancon, Shqipëria po avancon.
Kam raporte shumë të mira me prindërit e fëmijëve. Kur kam ardhur për herë të parë janë habitur të gjithë. Por kanë arritur të krijojnë shumë besim dhe më duan shumë.
Jam një tip që dua të eci përpara. Jam shumë i drejtë. Nuk kam frikë kur marr një skuadër, dua ta çoj atje ku dua unë.
Ëndrra ime është një ditë edhe në serie A. më pëlqejnë sfidat, çdo lloj skuadre nuk e kam problem.



