
Kalimi tek Como ka rezultuar një ndër vendimet më të mira në karrierën e Nico Paz.
Argjentinasi po zhvillon sezonin e tretë me Italianët, i përzgjedhur edhe nga Lionel Scaloni tek ‘’ Albicelestët ‘’.
Real Madridi tashmë i ka ndezur motorrët për ta rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por do të jetë shumë e vështirë për arsye të rëndësisë në skemat e Cesc Fabregas.
Duhet theksuar se madrilenët e kanë ruajtur një opsion për riblerjen e mesfushorit, e cila arrin 80 milionë eurot por s’do të jenë të vetëm në garë sepse pretendohet edhe nga Bayern Muncheni, Juventusi, Arsenali dhe Manchester United.
Për 22 vjeçarin në të shkuarën u investuan 60 milionë euro, shifër e cila është justifikuar nga paraqitjet e deritanishme.
Komo në aspektin e përgjithshëm është shëndërruar në tejet kompetitiv, pjesëmarrës edhe në Uefa Champions League.
Kontrata fantazistit të lindur në Tenerife të Spanjës i përfundon në 30 qershorin e 2028-tës dhe me këtë ecuri do të jetë paksa e ndërlikuar që të qëndrojë në ‘’ Giuseppe Sinigaglia ‘’.
Edhe drejtuesit e Chelseat po e monitorojnë me shumë kujdes, ndër më premtuesit momentalisht në pozicionin ku aktivizohet.
Edhe pse është pjesë e një ekipi të dorës së dytë ka patur shansin të shfaqet dhe të shëndërrohet në një lider në formacionin titullar, i frikshëm për çdo rival.



