Sot derbi Partizani-Tirana, formacionet dhe historiku i rezultateve

Sot derbi Partizani-Tirana, formacionet dhe historiku i rezultateve

Sot në orën 18:00 në Elbasan Arena do të luhet derbi numër 159 në historinë e futbollit shqiptar. Deri më tani Partizani është skuadra që ka fituar më shumë, 66 ndeshje, 50 janë ndarë në barazim, ndërsa 42 herë ka fituar Tirana.

Aktualisht skuadrat i ndajnë tre pikë në tabelën e klasifikimit, me Partizanin që renditet në vendin e tretë, ndërsa Tirana në vendin e pestë. Skuadra që do arrijë të fitojë sot do të kosniderohet edhe si ndjekësja e Vllaznisë, ndërsa një barazim do iu prishte punë si të kuqve ashtu edhe bardhebluve, pasi Vllaznia aktualisht është shkëputur +12 pikë.

Trajnerët ka bërë provat e fundit dje me formacionin dhe sipas të gjitha gjasave pritet të zbresin në fushë me këto emra:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Murataj, Broja, Mala, Melo, Solomon, Asani. Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

Arbitri që do të vendosë drejtësi në derbin e sotëm do të jetë Enea Jorgji, ndërsa në derbin e parë të kësaj sezoni ishte Juxhin Xhaja. Të dy arbitra të FIFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy