Kosova ka zgjedhur trajnerin e ri. “Dardanët” i kanë besuar drejtimin teknikut gjerman, Franco Foda.
57-vjeçari, me një eksperiencë të madhe, do të drejtojë Kosovën, me prezantimin që është bërë këtë të shtunë.
Aventura e fundit për Fodën, ka qenë kombëtarja e Austrisë, të cilën e drejtoi nga viti 2017 deri në vitin 2022. Sa i përket klubeve, gjermani ka drejtuar Sturm në Austri dhe Kaiserslautern në Gjermani.
Foda zëvendëson në pankinë e Kosovës sllovenin Primoz Gliha.



