Fitorja 4-1 nuk mjafton, Lushnja shkarkon Ilir Gjylën

Fitorja 4-1 nuk mjafton, Lushnja shkarkon Ilir Gjylën

Ilir Gjyla nuk është më trajner i Lushnjës. Kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, e cila është njëkohësisht edhe presidentja e klubit të Lushnjës, ka vendosur të ndryshojë timonierin e skuadrës.

Rezultatet e dobëta të arritura nga Lushnja në fazën e parë të kampionatit, ka bërë që të merret vendimi për shkarkimin e trajnerit.

Së bashku me Ilir Gjylën, nga Lushnja është shkarkuar edhe zv.trajneri Dritan Çuko, së bashku me shefin e klubit Edison Koçin.

Ilir Gjylën nuk e ka shpëtuar nga shkarkimi as fitorja ndaj Shkumbinit në mesjavë me shifrat 4-1. Pas 14 javëve kampionat, lagunarët mbajnë vendin e 12-të me vetëm 14 pikë.

Pak ditë më parë, Gjyla për MCN TV, tha se me lojtarët aktualë që ka në skuadër nuk shikon zgjidhje, ndërsa shtoi me tej se Bashkia nuk jep buxhet për merkato.

"Nuk kas asnjë zgjidhje me këta futbollistë. Ekipi do presë merkaton, ka nevojë për merkaton. Ne nuk bëjmë zgjedhje, por zgjidhje. Bashkia vërtet jep pagat, por nuk kemi buxhet për blerje, ato paga jepen, por nuk janë mjaftueshme për zgjidhje. Nëse Lushnja më parë ka qenë fabrika e prodhimit, prej 10 vjetësh nuk ka asnjë blerje.", deklaroi tekniku 54-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy