
Departamenti i Garave në Federatës Shqiptare të Futbollit, përcaktoi ditën e sotme, kalendarin për katër javët e ardhshme në Kategorinë e Parë.
Ndeshjet e javës së 8-të do të luhen të ndara në dy ditë duke nisur me sfidën Flamurtari-AF Elbasani në datën 21 tetor, ndërsa pesë sfidat e tjera do të zhvillohen të dielën e 22 tetorit.
Java e 9-të do të zhvillohet e gjitha në një ditë të dielën e 29 tetorit. Pesë sfida janë programuar të nisin në orën 14:00, ndërsa AF Elbasani-Tomori do të ulë siparin e javës së 9-të, me ndeshjen që do të luhet në orën 17:00.
Ndeshjet e javës së 10-të do të luhen të ndara në dy ditë në datat 4 dhe 5 nëntor. Të shtunën me datë katër nëntor janë programuar për t’u luajtur pesë ndeshje, ndërsa javën e 10-të do ta mbyllë sfida Luzi 2008-AF Elbasani që do të luhet të dielën e 5 nëntorit në orën 14:00.
Ndërsa java e 11-të do të luhet në dy ditë në data 10 dhe 11 nëntor, duke nisur me sfidën e së premtes AF Elbasani-Bylis, ndërsa të shtunën e 11 nëntori do të luhen pesë ndeshjet e tjera, në të njëjtën orar 14:00.



