
Mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli ka bërë një lëvizje të papritur në merkato. 29-vjeçari ka vendosur të largohet nga Zvicra, teksa do të vazhdojë karrierën e tij në Japoni.
Mbrojtësi i majtë është zyrtarizuar te japonezët e Shimizu S-Pulse, ku ka kaluar si transferim i lirë. Pas 10 viteve në kampionatin zviceran, ku ka luajtur me disa skuadra, tashmë Kulolli ka vendosur të provojë një aventurë jashtë.
Me Shimizu, futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare, e cila do e mbajë të lidhur deri në verën e vitit 2024.



