Ronaldo: Isha pranë kalimit te Manchester City, Rangnick nuk e pashë kurrë si trajner

Ronaldo: Isha pranë kalimit te Manchester City, Rangnick nuk e pashë kurrë si trajner

Cristiano Ronaldo, është rikthyer te flasë sërish për të kaluarën e tij, kur u bashkua me Manchester United. Sulmuesi portugez u shpreh se ishte pranë kalimit te Manchester City, ndërsa shtoi se vendimin për këtë, ia ndryshoi Ferguson dhe e kaluara te United.

Në lidhje me Rangnick, ai tha se nuk e kishte parë kurrë si trajner, ndërsa nuk i kurseu fjalët e mira për Solskjaer.

E them sinqerisht, unë isha shumë afër kalimit te Manchester City, bisedova shumë me ta, e tha edhe Guardiola dy javë më parë. Ata u përpoqën shumë të firmosnin me mua. U habita disi, por zemra ime foli me zë të lartë në atë moment.

Historia që kisha në Manchester United dhe Sir Alex Ferguson bënë ndryshimin. Unë nuk e mohoj, e mora me vetëdije dhe zemër vendimin për t’u rikthyer. Fola me Ferguson dhe ai më tha: ‘Është e pamundur që ti të shkosh në Manchester City‘. Unë iu përgjigja: ‘Mirë, shef’.

Nuk mund t’i ktheja shpinën të kaluarës sime. Nuk pendohem që u riktheva tek United, biseda me Ferguson ishte vendimtare, aty kuptova se nuk mund të bëhesha pjesë e Manchester City. Rangnick? E thërrisja shef si gjithë trajnerët e tjerë në karrierë, por thellë brenda vetes nuk e pashë kurrë si një trajner.

Solskjaer? E adhuroj, mendoj se ai është një person i mrekullueshëm, por nuk e kishte të lehtë të bënte gjëra të bukura pas largimit të Ferguson. Gjithsesi, unë mendoj se Ole ka zhvilluar një punë të mirë si trajner i United, por ai kishte nevojë për më shumë kohë. Nuk kam dyshime se do të bëhet një trajner i mirë. Edhe pse kaluam një periudhë të shkurtër së bashku, di të them se ishte kënaqësi të punojë me të, isha i lumtur.

Ronaldo tregoi edhe pse ka vendosur të flasë në këtë moment, ku deklaratat e tij po bëjnë xhiron në media.

Pse flas? Sepse kështu e ndjej, më pëlqen të flas. Nuk arrij të kuptoj një gjë, tek United vijnë trajnerë që mendojnë se janë ‘Coca Cola’ e fundit që ka mbetur në shkretëtirë… Unë i respektoj të gjithë, çdo qasje dhe mentalitet të ndryshëm, por në disa pika nuk mund të pajtohem vërtet.

Nuk mund të them se lojtarët e rinj nuk i respektojnë më të vjetrit, por të rinjtë jetojnë në një epokë tjetër. Mentaliteti nuk është i njëjtë. Ndryshimi është tek uria, inati… Të rinjtë e sotëm nuk vuajnë, i jetojnë gjërat më thjeshtë krahasuar me brezin tim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy