Milani  ‘’ peshkon ‘’ tek Barcelona

Milani ‘’ peshkon ‘’ tek Barcelona

   Pas largimit të  Lionel Messit tek Paris St Germain , Barcelona vijon e paluhatur luftën për të përmirësuar aspektin ekonomik .  Katalanasit  do të kenë shumë punë në vijim sepse do ti duhet të bëjnë pa legjendën e klubit,  kontributi i të cilit i ka ndihmuar të fitojnë shumë trofe përgjatë viteve .

Skuadrat me emër në Europë duan të vazhdojnë ti dobësojnë spanjollët dhe këtë herë në skenë është shfaqur Milani. Kuqezinjtë  nuk kanë reshtur së bëri llogaritë e nevojshme në vigjilie të sezonit të ri  dhe sipas Sport  pas avancimit në lidhje me negociatat për transferimin e Alessandro Florenzit në Milano kanë vënë fokusin tek Sergino Dest . 

Stefano Pioli e konsideron si alternativën e dytë në rast se  italianët dështojnë në operacionin e mesfushorit të mirënjohur.  

 Amerikani  u transferua në Katalunjë përpara një viti por kuq e blutë janë të gatshëm për dëgjimin e ofertave në adresë të 20 vjeçarit për tu liruar disi nga ngërci ekonomik që nuk po i lë të ngrejnë kokën .  Në lidhje me largimin e mundshëm të Sergino Dest , krahu i djathtë i Barcelonës do të ishte i mirëmbuluar për arsye se Ronald Koeman mund të mbështetet tek Emerson Palmieri dhe Sergi Roberto.  

41 ndeshje dhe 3 gola kanë rezultuar të mjaftueshme për ishi-n e Ajax Amsterdamit për tu vënë në fokusin e një ndër rivalëve më të fortë të Serisë A dhe me gjerë i cili do të provojë përsëri shijen e të qënit pjesëmarrës në Uefa Champions Leagues.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy