Barcelona, deklaron objektivat e merkatos dimërore

Barcelona, deklaron objektivat e merkatos dimërore

Momentalisht drejtuesit e Barcelonës janë të përqëndruar maksimalisht tek lëvizjet e merkatos dimërore.

Tek ‘’ Los Cules ‘’ pritet një revolucion, synimi i të cilit është fitimi i titujve në të ardhmen e afërt.

Traineri Hansi Flick në bashkpunim me drejtorin sportiv Deco po punojnë për të gjetur zgjidhjen e duhur për fazën më të rëndësishme të sezonit.

Vlen për tu përmendur se lojtarët si Ansu Fati, Eric Garcia dhe Andreas Christensen nuk përfshihen në planet e trainerit gjerman, për të cilët do të kërkohen ekipet e përshtatshëm.

Drupal Ad

Gjithashtu Frenkie de Jong bashkë me Ronald Araujon ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e rinovimit me kuq e blutë,fakt i cili e vë në dyshim të ardhmen e tyre në ‘’ Camp Nou ‘’.

Kështu që, sipas ‘ Sport ‘ do të analizohen ofertat në drejtim të këtyre lojtarëve dhe nëse do të jenë bindëse, do ti duhet të bëjnë gati valixhet.

Duhet theksuar se prioritet mbetet regjistrimi i Dani Olmos dhe Pau Victor, dy elementë të padiskutueshëm për numrin një të stolit të kuq e bluve.

Sigurisht, nuk do të shmanget vëmëndja edhe nga të tjera alternativa, si përshembull Jonathan Tah, mbrojtës shumë efikas në rradhët e Bayer Leverkusenit, për të cilin parashikohet se mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës.

Hapi i rradhës lidhet fillimisht me shitjet për të patur një kapital të konsiderueshëm, në funksion të përforcimit të reparteve që nuk e kanë bindur ishi-n e Bayern Munchenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy