
Duket se eksperienca e Paul Pogbas tek Monaco do të përfundojë së shpejti.
Mesfushori ende ka shumë për të dhënë në fushën e lojës, për të cilin asnjëherë nuk kanë munguar pretendentët.
Tek monegaskët francezi nuk ka dhënë maksimumin por sidoqoftë në Arabinë Saudite dhe në Turqi disa ekipe ja kanë hapur dyert.
33 vjeçari ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës i cili e ka pjekurinë e duhur dhe eksperiencën për të përfaqësuar cilindo ekip në mënyrë dinjitoze.
Referuar Turqisë është Fenerbahçe, drejtuesit e të cilës shpresojnë ta arrijnë këtë marrëveshje me ish kampionin e botës në 2018-tën.
Ndërsa në Arabinë Saudite janë disa kandidatë të cilët gjithashtu mund ti ofrojnë shifra marramendëse.
Pritet një analizë e detajuar nga Paul Pogba i cili natyrisht nuk është lojtari i dikurshëm por mbetet një figurë shumë e rëndësishme në fushën e lojës.
Në sezonin aktual nxënësi i Sebastien Pocognolit është aktivizuar në vetëm 6 sfida me ish nënkampionët e Champions Leagues, një statistikë e vakët për një lojtar të këtij kalibri.



