Nga mediat në Itali vjen një lajm që mund të konsiderohet më të vërtetë i çmendur dhe epik. Kjo për shkak se Interi prej kohëspo kërkon Papu Gomez, ndërkohë që Atalanta po bën rezistëncë pavarësisht krisjes totale me futbollistin 32-vjeçar.
Sipas ‘Corriera della Sera Bergamo’, në pamundësi të Interit për të ofruar 10 mln euro, Atalanta i ka kërkuar të bëjnë një shkëmbim. Këtu duke përfshirë një emër si Christian Eriksen, i cili deri më tani ka qenë një dështim te zikaltërit.
Pritet përgjigjja e Interit, por nëse një transferim i tillë do të ndodhte do të bënte jo pak bujë.



