Josa: E kam vendosur formacionin, prisni Vllazninë të kujdesshme

Josa: E kam vendosur formacionin, prisni Vllazninë të kujdesshme

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur para mediave, një ditë para ndeshjes, ku skuadra e tij do të përballet me rumunët e Universitatea Craiova, të vlefshme për turin e parë në Conference League.

Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Loro Boriçi” ku do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve. Në fjalët e tij, Josa tha se strategjia e skuadrës për ndeshjen e nesërme, është të jetë e kujdesshme, por jo duke qëndruar prapa në mbrojtje.

Ai u shpreh gjithashtu se e ka studiuar kundërshtarin, për të cilët tha se janë ndër 3 skuadrat më të mira në Rumani. I pyetur për titullarët, Josa deklaroi se e ka vendosur formacionin që do të hedhë në fushë, por nuk zbuloi emrat.

Jam i sigurt që ekipi ka ardhur në gjendje optimale. Mendimi i strukturave të klubit është i gjithi te ndeshja. Marrja pjesë në turin e dytë në ka bërë që të kemi më shumë kohë për përgatitje. Edhe koha e pushimit ka qenë e nevojshme.

Formacioni është meraku juaj. Nuk kam pasur gjëra për të ndryshuar. Duke qenë se ekipi më është përgjigjur edhe në stërvitje, nuk kemi pasur as probleme muskulore. Latifin do e kemi në formë pas pak kohe. E kam në kokë formacionin që do luajë nesër.

Kundërshtari është me histori në futbollin rumun. Mbaj mend që kam luajtur kundër Dinamos së Bukureshtit, dhe kanë qenë në 3 ekipet më të mira. Kanë president dhe infrastrukturë të mirë. Futbolli ka vëmendje atje, presidenti ka qenë brenda futbollit dhe kjo është e mirë për ta.

Fusha jashtë apo brenda, tregon nivelin e saj në lojë. Strategjia jonë është që të jemi të kujdesshëm, por jo duke ndenjur pas.

Keni precedentët e ndeshjes të kaluar vjet, ndaj Siroki Brijeg. Pësimi të bëhet mësim. Tifozët janë armë plus. Unë jam i ngrohtë me ta nga ndeshjet e shkuara, kam entuziazëm. Që ditët e para në Shkodër, kam parë që tifozët e njohin futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy