Futsall/ Tirana mëson kundërshtarët, ndeshjet zhvillohen në Shqipëri

Futsall/ Tirana mëson kundërshtarët, ndeshjet zhvillohen në Shqipëri

UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit  pritjen e ndeshjeve të grupit G të turit paraeliminator të Futsal Champions League 2022/2023.

UEFA hodhi këtë të enjte shortin për fazën para-eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga Tirana Futsal, që u shpall kampione e këtij edicioni në kampionatin e Futsallës në Shqipëri.

Ekipi kryeqytetas është shortuar në grupin G, së bashku me Differdange (Luksemburg), Apoel (Qipro), dhe Belfast United (Irlandë e Veriut). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri në datat 23-28 gusht, teksa në ditët në vijim do të përcaktohet edhe kalendari i ndeshjeve me datat kur do të zhvillohen këto përballje. Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra secila, teksa vendi i parë i çdo grupi avancon për në fazën tjetër.

Edhe vitin e kaluar FSHF mirëpriti ndeshjet e Grupit C ku bënin pjesë Tirana Futsal, Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR), duke treguar një nivel të lartë organizimi dhe duke përmbushur me sukses pritshmëritë e UEFA-s.

Organizimi i këtyre ndeshjeve në vendin tonë vjen pas finales së suksesshme të UEFA Conference League, si edhe disa turneve zhvillimorë moshash në vendin tonë, ku FSHF-ja ka treguar seriozitet dhe besueshmëri ndaj qeverisë së madhe të futbollit europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy