Manchester United në garë për Bastonin

Manchester United në garë për Bastonin

Sezonet e fundit e kanë shëndërruar Alessandro Bastonin në një ndër risitë e kontinentit të vjetër në lidhje me prapavijën dhe ofertat në drejtim të tij asnjëherë s’kanë munguar .

Antonio Conte i dha shansin të shkëlqejë triumfojë në një futboll shumë të luftuar siç është Seria A dhe italiani i ka tejkaluar pritshmëritë në mbrojtjen zikaltër.

23 vjeçari do të jetë i lidhur deri në 30 qershorin e 2024-tës me ‘’ Giusseppe Meazzan ‘’  dhe pas Manchester City-t dhe Real Madridit, listës i është shtuar gjigandi i Premier Leagues Manchester United.  

Alessandro Bastoni shquhet si një ndër liderët e Interit në mbrojtje por këto pretendentë i kanë turbulluar ujërat dhe tani ishi-t të Parmas do ti duhet të analizojë këto oferta që mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në atë sportiv.

Nëse i referohemi  Interit , suksesi në Europë sigurisht parashikohet shumë i vështirë por jo i pamundur dhe ndoshta ky fakt mund ta shtyjë për ti dhënë lamtumirën Milanos dhe ti bashkohet një pretendenti që mund ta afrojë më shumë me objektivin . 

Teorikisht Manchester United nuk ka shumë shanse sepse do të performojë në Europa League dhe ëndërra e çdo lojtari të famshëm është protagonizmi në Uefa Champions League por s’duhet harruar se nga aspekti ekonomik ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë një ndër ekipet më potente dhe historia e sukseshme e shoqëron në çdo hap pavarësisht se në vitet e fundit s’ka patur shumë fat.

Për sa i përket  ‘’ The Citiziens ‘’ apo ‘’ Galaktikëve ‘’ shanset parashikohet se do të jenë më të mëdha sepse Uefa Champions Leaguen as që e diskutojnë dhe Alessandro Bastoni mund të plotësojë ëndërrën dhe ta fitojë këtë kompeticion sepse faktikisht anglezët janë pretendentë në çdo sezon dhe spanjollët një nga  protagonistët e finales së madhe që do të zhvillohet në Saint- Denis të Francës në datën 28 maj.

Përveç faktit të qënit shumë solid në prapavijë , Alessandro Bastoni arriti të kontribojë në 44 sfida gjatë sezonit aktual të cilat konfirmuan se mbetet një ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim.

 Në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ shpresat janë rindezur në njëfarë mënyrë me Erik Ten Hag, trainer që la shenjë tek Ajax Amsterdami dhe në pak kohë u bë pjesë e 20 herë kampionëve të Premier Leagues të cilët fatkeqësisht do të performojnë në Europa League sezonin vijues .

Humbja e Scudettos nga Interi mund ti shkaktojë dëme zikaltërve sepse shumë lojtarë ndoshta do të preferojnë eksperienca të reja gjatë merkatos pavarësisht se ekipet e interesuara s'do ta kenë të lehtë për ti larguar yjet nga ekipi i Simone Inzaghit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy