Atletico nuk e harron Matthias Ginter

Atletico nuk e harron Matthias Ginter

Me Felipen dhe Stefan Savic drejt largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, Atletico Madridi  vijon të mos dorëhiqet nga një dëshirë e vjetër e Diego Simeones . Matthias Ginter e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2022-shit me Borussia Monchengladbahut dhe ‘’ El Cholo ‘’ është i bindur se aftësitë e tij mund ti shkaktojnë shumë risi prapavijës së ‘’ Los Colchoneros ‘’.  

Në lidhje me 28 vjeçarin , për spanjollet rruga nuk do të jetë e lehtë sepse edhe Bayern Munchen është interesuar në disa raste dhe drejtuesit e kampionëve të La Ligas duhet të tregojnë kapacitetin  gjatë negociatave dhe ta bindin që të zgjedhë Madridin dhe jo Mynihun .

Për më tepër gjermanët kanë një favor të madh me prezencën e Matthias Ginter sepse konsiderohet si një ndër liderët e të ardhmes dhe ky fakt e ka shtuar këmbnguljen e skuadrave respektive për ta afruar në gjirin e tyre .

Nëse i referohemi mbrojtjes , Atletico Madridi është shquar gjithmonë si një prej rivalëve më të fortë por e ardhmja skeptike e Felipes dhe e Stefan Savic  ia ka shtuar mërzinë  Diego Simeones i cili kërkon një zëvëndësues ideal për Atleticon e tij .

Futbolli i ka lënë për të kuptuar ishi-t të River Plates se pavarësisht sukseseve duhet të jetë gjithmonë në lartësinë e duhur në çdo aspekt pasi një rrëshkitje gjatë sezonit  vë gjithçka në rrezik dhe aktualisht tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po ndodh diçka e tillë. 

20 ndeshjet e para të sezonit tek Monchengladbahu ia kanë ndriçuar rrugën drejt një të ardhmeje ndryshe dhe nëse do të ekzistojë një shtrëngim duarsh , Matthias Ginter mund të shëndërrohet një ndër lëvizjet më të nxehta të merkatos verore .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy