
Prishtina nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Kosovës.
Në “Fadil Vokrri” debutoi sot në stolin e Prishtinës, trajneri Abdulah Ibrakovic, i cili e nis aventurën e tij te bardheblutë me barazim.
Prishtina dështon kështu të rikthehet te fitorja në kampionat dhe mban vendin e 5 me 18 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e 8 me 15 pikë.
Javën e ardhshme Prishtina përballet në shtëpi me Feronikelin, ndërsa Dukagjini pret Ulpianën.



