
Listës së gjatë të Barcelonës për merkaton gjatë orëve të fundit i është bashkuar sulmuesi Patrick Schick . Golashënuesi i Bayer Leverkusen ka arritur shifra të frikshme gjatë këtij sezoni duke i bërë krenarë ‘’ Apirinat ‘’.
16 gola në 14 ndeshje flasin për momentin e mrekullueshëm të çekut në një kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie siç është Bundesliga dhe konsiderohet një lojtar shumë interesant për ofensivën e katalanasve nëse s’do të qëllojnë në shenjë për Haaland apo Vlahovic .
Dëmtimi i Memphis Depay dhe largimi i deklaruar tashmë i Luuk de Jong mund të rikompensohen me transferimin e 25 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ i cili do të gjente mbështetjen e Ferran Torresit , për të cilin kuq e blutë luftonin prej shumë sezonesh. Potencialin e tij Patrick Schick e demostroi edhe në Europianin e kaluar , kompeticion prej të cilit doli me kokën lart sepse u vlerësua si një ndër lojtarët më të mirë , periudhë që e ndihmoi për të ngjitur shkallët e karrierës .
Momentalisht vlera e kartonit të sulmuesit nga Praga varion nga 45-50 milionë euro dhe Barcelona shpreson se mund të dalë e fituar për ishi-n e Sampdorias gjatë janarit .
Pavarësisht suksesit të arritur , drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ nuk do të dorëzohen sepse janë koshientë se për të përballuar pjesën e dytë të sezonit duhet një sforco e madhe dhe rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet duke e pasuruar futbollin me situata të paparashikueshme .



