
Duke qenë se kontrata e Denzel Dumfries përfundon në 30 qershorin e 2025-sës, tek Interi ka filluar të mendohet për merkaton e verës, ekip i cili po e dominon Serinë A në sezonin aktual.
Largimi i hollandezit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të jetë një shans për të mbushur arkat por gjithsesi Simone Inzaghi ka piketuar dy lojtarë, të cilët mund ta zëvëndësojnë ishi-n e Psv Eindhovenit.
Yukinari Sugawara, i cili aktivizohet në rradhët e Az Alkmaar po përjeton një situatë të ngjashme me atë të 28 vjeçarit tek zikaltërit dhe ndoshta do të vendosë për të qenë pjesë e nënkampionëve në fuqi të Champions Leagues në vijimësi.
Por numri një i stolit nuk e ka lënë me kaq, i cili pëlqen edhe Aaron Wan-Bisaka, kontrata e të cilit me Manchester United gjithashtu skadon në 30 qershorin e 2025-sës.
Sukseset e Interit në vitet e fundit sigurisht janë arritur falë potencialit të Simone Inzaghit, determinant në ecurinë e italianëve.
Skuadra e tij praktikisht e ka vulosur fitimin e titullit të 20-të në një ndër kampionatet më të bukur të Europës pasi është shkëputur 14 pikë nga Milani dhe parashikohet se gjashtë sfidat e mbetura do ti zhvillojë për statistikë.



