Bellai: Fitore e rëndësishme me Vorën, Trumci do shkojë në një ekip më të madh

Bellai: Fitore e rëndësishme me Vorën, Trumci do shkojë në një ekip më të madh

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Vorës.

Bellai deklaroi se është fitore e rëndësishme ndaj një rivali kryesor, ndërsa shtoi se Trumci do të largohet për një ekip më të madh.

Te goli i dytë gëzuam shumë, ndaj një ekipi si Vora që është e rrezikshme. Dua të përgëzoj djemtë për seriozitetin. Ishim të fokusuar pasi Vora është një nga rivalët kryesorë dhe është një fitore që ka shumë vlera. Jam me fat që i kam këto lojtarë.

Ëndrra e Trumcit është të vazhdojë për më mirë. Si janar si maj, ai do të largohet për një ekip më të madh.

Nuk ka qetësi në futboll, jemi të fokusuar për ndeshjen me Lushnjën. Kemi bërë gjysmën e rrugës, të qetë do të jemi kur ta sigurojmë matematikisht pasi futbolli të dënon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy