
Situata e vështirë që po kalon Ajax Amsterdami në Eredivisie , e cila momentalisht i siguron vetëm pjesëmarrjen në Conference League kryeqytetasve, gjithsesi nuk e ka larguar fokusin e ekipeve të famshëm në lidhje me merkaton vijuese.
Siç dihet kjo skuadër shquhet për prodhimin e talentëve , akademia e të cilës është një ndër më të spikaturat në Europë.
Pikërisht drejtuesit e Real Madridit po monitorojnë mbrojtësin Jorrel Hato, i cili me vetëm 17 vite mbi supe po shkëlqen në prapavijë.
Dyshimet mbi rinovimin e Nacho Fernandezit, shtuar edhe dëmtimin e Eder Militaos, e detyrojnë Carlo Ancelottin të kërkojë përforcime për fazën e dytë.
Sipas specialistëve Jorrel Hato konsiderohet një ndër lojtarët e të ardhmes, i cili për më tepër është kapiteni i Ajax Amsterdamit, fakt që e shëndërron në lojtarin më të ri në historinë e kësaj skuadre në këtë aspekt.
Për të konsiderohet një privilegj dhe interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ e përforcon idenë se kemi të bëjmë me një element shumë cilësor, në një repart i cili nuk e ka bindur mjaftueshëm ishi-n e Milanit në këtë fillim sezoni.
Në 19 sfidat e para , Jorrel Hato numëron 1 gol , komponent që spikatur në ndeshjet e zhvilluara, pavarësisht se ky Ajax nuk është ai i disa viteve më përpara në kampionatin hollandez.



