
Sezoni i kaluar rezultoi jo në nivelin e pritur për Ivan Perisic tek Tottenham Hotspuri dhe tanimë kanë filluar të qarkullojnë zërat për largimin e kroatit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ gjatë merkatos së verës. Gjatë karrierës sulmuesi është aktivizuar me Wolfsburgun, Interin dhe Bayern Munchen ndër të tjerë por tanimë i ka trokitur në derë Atletico Madridi. Largimi i mundshëm i Yannick Carrascos nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe Diego Simeone e preferon 34 vjeçarin për ta zëvëndësuar belgun. Eksperienca dhe mënyra e lojës përshtatet me atë të ‘’ Los Colchoneros ‘’ , i cili në vitet e fundit është konsideruar një ndër lojtarët më të mirë kroatë në qarkullim . Në sezonin e lënë pas , Ivan Perisic kontriboi me 1 gol dhe 12 asiste në 44 sfida me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe kryeqytetasit ja kanë hapur dyert për të filluar një tjetër aventurë , në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës siç është La Liga. Një avantazh i mundshëm i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në lidhje me këtë akord është se do të jenë pjesëmarrës edhe në Champions League, prioritet për çdo lojtar dhe gjithashtu fakti se do të vihej nën urdhërat e një ndër trainerëve më të mirë të botës siç është i quajturi ndryshe ‘’ El Cholo ‘’.



