Shorti botërorit/ Bici: Ndeshja Shqipëri-Serbi do të jetë një lojë shau, shpresoj të mos përsëritet 14 tetori

Shorti botërorit/ Bici: Ndeshja Shqipëri-Serbi do të jetë një lojë shau, shpresoj të mos përsëritet 14 tetori

Ditmar Bici trajner futbolli në një ludhjer skype me ‘MCN Informacion’ ka komentuar lidhur me shortin e botërorit dhe shanset reale të kombëtares ku u shpreh se favorite është Anglia, ndërsa theksoi se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jetë një lojë shahu.

Ai tha se shpreson të mos përsëritet ngjarja e 14 tetorit. Sipas tij Silvinjo ka bërë një punë shumë të mirë duke na siguruar një biletë për evropianin dhe se aktualisht rruga e vetme për këtë kualifikim është që të marrim një biletë për në botëror.

Grupi është i vështirë janë 5 ekipe që do luftojnë për të shkuar në botëror, favorite është Anglia e madhe dhe e shikoj se lufta kryesore do jetë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Do jetë një lojë shahu mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe nëse ne arrijmë që me katër takimet dy me Andorën dhe dy me Letoninë kjo na çon në zonën playoff.

Mos të harrojmë pavarësisht propagandave se është më shumë se një ndeshje futbolli e shohim si një luftë, por përkundrazi serbët kanë ardhur dhe kanë luajtur në Tiranë me ekipet e tyre dhe s’ka pasur asnjë problem, shteti shqiptar ka arritur të sigurojë mbarëvajtjen e çdo takimi që kemi pasur me ekipet serbe.

Sa i përket anës serbe 14 tetori ka qenë mbrëmje e zymtë një njollë e zezë për futbollin evropian në përgjithësi dhe uroj që ajo të mos përsëritet, por në bazë të informacioneve që kam ndeshja nuk do bëhet në Beograd por do transferohet në një qytet më të vogël dhe mund të menaxhohet shumë herë më mirë se sa në një stadium i madh si ai i Beogradit.

Sa i përket anës teknike për hir të së vërtetës ne shqiptarët jemi shumë emocional dhe kur kemi sukses e çojmë në piedestal një trajner, por e vërteta është se Silvinjo ka bërë punë të mirë, na siguroi biletë për në evropian, amperi më shumë shkon nga ana pozitive dhe ai i ka idetë e qarta dhe besoj se dhe presidenti Duka është i qartë se rruga e vetme për këtë kualifikim  është që të marrim një biletë për në botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy