
Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht minimalisht ndaj Kukësit.
Josa deklaroi se kundërshtari duhet të respektohet, ndërsa tha se lojtarët e ekipit të tij, duhet të ishin më të qetë në metrat e fundit.
Duhet të kemi parasysh që kundërshtari duhet të respektohet. Kukësi doli para portës, nga topat që ne humbëm. Rregulluam lojën në pjesën e dytë.
Në momentet më të mira tona, u ndëshkuam nga kundërshtari. Duhet të jemi më të vëmendshëm, kur duhet të kthejmë rezultatin. Duhet të ishim më të qetë. Ngulmuam deri në fund, por nuk mjaftoi.
Bëmë zgjidhje të gabuara, sidomos kur merrnim topin në mesfushë. Duhet të godisnim më tepër portën. Duhet të ngulmonim në zonën e fundit.



