
Koha ka kaluar shumë shpejt por për Jules Kounden asnjëherë nuk kanë munguar pretendentët.
Kryesisht flitet për Premier Leaguen, kësaj rradhe për Tottenham Hotspurin.
Për francezin Chelsea i hapi fillimisht dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ por rezistenca e drejtuesve të Barcelonës bëri që të qëndrojë në ‘’ Camp Nou ‘’.
Krerët e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ kanë përgatitur afro 65 milionë euro për ta bindur Joan Laportan duke qenë se 27 vjeçari është ideali për skemat e trainerit Roberto De Zerbi.
Në gushtin e 2025-sës Jules Kounde e rinovoi kontratën me ‘’ Los Cules ‘’ deri në 30 qershorin e 2030-tës, fakt i cili do të konsiderohet një lloj pengese.
Nëse do të arrihet qëllimi ‘’ Blaugranët ‘’ do të dilnin të fituar në lidhje me ishi-n e Bordeaux i cili në 2022-shin u transferua nga Sevilla për 50 milionë euro.
Italiani mund ta aktivizojë si anësor të djathtë ose qendërmbrojtës sepse shquhet si një lojtar polivalent.
E ardhmja e Cristian Romeros në ‘’ White Hart Lane ‘’ vijon në dyshim pasi së fundmi është interesuar Interi dhe nëse do të ketë fatin të kalojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ Jules Kounde besohet se do ta zëvëndësojë siç duhet.
Tashmë i takon Peter Charrington të vendosë për parizienin i cili ka zhvilluar katër sezone me gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.



