Juventus ëndërron Zidane-n

Juventus ëndërron Zidane-n

 Pas një fillimi jo të mirë të sezonit i cili u reflektua edhe me eleminimin në Champions League kundër Villarealit , Juventusi ka filluar të reagojë pavarësisht se me Massimilliano Allegrin në krye të stolit vijimësia parashikohet e ndërlikuar.  

Etapa e dytë e italianit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk po rezulton siç pritej për vetë faktin se konkurrenca është ashpërsuar në të gjitha kompeticionet edhe pse bardhezinjtë lanë shenjë në të kaluarën me fitimin e Scudettos për 9 sezone rradhazi .

Duke qenë se torinezët shquhen si protagonistë absolutë kryesisht në Itali , drejtuesit kanë marrë parasysh gjithçka dhe kanë nisur ofensivën për një teknik  që shkroi historinë me Real Madridin .

Zinedine Zidane është bërë sërish pjesë e planeve të juventinëve edhe pse etapa e dytë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i shkaktoi shumë shpejt largimin duke ia lënë vendin Carlo Ancelottit por theksi vihet tek kontributi i dhënë nga  ‘’ Zizou ‘’ tek ‘’ Galaktikët ‘’ me tre Champions League të fituara e shumë trofe të tjerë .

Edhe Newcastle tentoi ta bindë 49 vjeçarin  në të kaluarën por refuzimin e ‘’ Las Urracas ‘’ e justifikoi me faktin se kërkon të bëhet pjesë e një skuadre me histori dhe që mund ti garantojë sukseset në të ardhmen .  

Torinezët prej shumë vitesh i kanë dhënë rezultatet por do ti duhet të mposhtin rivalë të vështirë si  Paris St Germain , Manchester United dhe kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’  e cila do ta nisë Botërorin e Katarit si kampione , me shpresa të rinovuara dhe me një grup lojtarësh të gatshëm për të përsëritur eksperiencën e mrekullueshme të katër viteve më parë .

Tek Juventusi pritet reagimi dhe drejtuesit kanë preferuar ti marrin gjërat me qetësi për ti dhënë zgjidhjen e merituar problematikave të kohëve të fundit që nuk janë pak për rekordmenët e Serisë A .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy