
Në kohët e fundit tek Real Madridi vijon të flitet për një largim të mundshëm të Fede Valverdes pasi drejtuesit po tentojnë të përforcojnë arkat dhe më pas ta transferojnë Kylian Mbappen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , objektivi kryesor në çdo merkato i Florentino Perezit.
Për uruguajanin do të zhvillohet një supersfidë angleze ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat , skuadra të cilat para disa kohësh janë refuzuar .
Kjo tregon se pavarësisht insistimit të ‘’ The Redsave ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , mesfushori 25 vjeçar kërkon ti qëndrojë besnik ‘’ Galaktikëve ‘’.
Megjithatë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë për faktin se gjatë merkatove ka patur gjithmonë surpriza, pavarësisht rëndësisë së Fede Valverdes në 11-shen e Carlo Ancelottit, nga i cili konsiderohet një lojtar i paprekshëm.
Mënyra e lojës se ishi-t të Penarol natyrisht tërheq vëmëndjen , i cili gjithashtu është i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja e Uruguajit. Sezoni aktual është i gjashti tek ‘’ Los Merengues ‘’ dhe gjatë viteve Fede Valverde ka konfirmuar se mbetet një ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim.



