Kristi Vangjeli vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin nga Prishtina dhe tani ka nisur një aventurë të re.
Duket se korçari e ka mbyllur me futbollin e luajtur, pasi është zyrtarizuar në një tjetër profesion.
Tirana në faqen e klubit bën të ditur Vangjeli është rikthyer te bardheblutë, por jo si futbollist. 36-vjeçari do të mbajë te Tirana statusin e asistentit të trajnerit.
Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu.
Njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Kristi Vangjelit tashmë jo si futbollist, por në statusin e asistentit të trajnerit. Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu. Mirësevjen Krist! Në zemër gjithmonë bardheblu.



