Kombëtarja e Italisë, pritet të dejtorhet nga trajneri Luciano Spalletti. Ky i fundit do të pasojë Roberto Mancinin, në stolin e “axurëve”.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka një akord mes federatës italiane dhe ish-trajnerit të Napolit dhe zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.
Largimi i Mancinit ishte si një “rrufe në qiell të hapur”, por drejuesit kanë nxituar për të gjetur pasuesin.
Spalletti fitoi titullin kampion me Napolin në sezonin e fundit, pas plot 33 viteve pritje.



