Bayern Munchen, ndez motorrët për Palhinhan

Bayern Munchen, ndez motorrët për Palhinhan

Rendimenti i shkëlqyer i Joao Palhinhas me Fulhamin po i siguron pretendentë me kalimin e kohës këtij lojtari.

Portugezi tashmë është një pikë referuese në mesfushë dhe drejtuesit e Bayern Munchenit po e ndjekin me shumë kujdes progresin e tij.

Siç dihet bavarezët konsiderohen një ekip tejet potent në aspektin ekonomik dhe në rastin konkret londinezët kanë përcaktuar 50 milionë euro për largimin e yllit të tyre nga ‘’ Craven Cottage ‘’.

Tashmë traineri Thomas Tuchel ka deklaruar se e mirëpret 28 vjeçarin nga Lisbona në ‘’ Allianz Arena ‘’ , një lojtar shumë efikas , edhe pse skuadra e tij për momentin noton në ujërat e mesit të tabelës në Premier League.

Ecuria e Joao Palhinhas është shoqëruar me 13 sfida dhe 2 gola deri më tani me Fulhamin, por interesi i rekordmenëve të Bundesligës mund t’ia ndryshojë të ardhmen në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy