
Dëmtimi i rëndë i mbrojtësit Simon Kjaer e ka detyruar Milanin të hidhet në sulm për ti gjetur shpejt një zëvëndësues danezit .
Kuqezinjtë kërkojnë të mos i prishin ekuilibrat e krijuara dhe në këtë rast për mbrojtjen kanë vendosur për Yerry Minan . Italianët tentuan edhe në verë firmosjen me kolumbianin por kundërshtimi i Evertonit ishte absolut për pilarin e prapavijës .
Periudha e shkëlqyer e të besuarve të Stefano Piolit në Scudetto e ka ngritur moralin në ‘’ San Siro ‘’ dhe ia ka qartësuar idetë për më tej .
Për të qenë në të njëjtin nivel, ndëryhrja në merkato është shumë e rëndësishme për Milanin për të cilin shpresat janë prezente edhe në Uefa Champions League ku do të luajnë në shtëpi kundër Liverpoolit të kualifikuar në ndeshjen më determinante të tyre .
Sipas tabloidit prestigjoz ‘’ The Sun ‘’ , skuadra nga Lombardia nuk i ka hedhur ende armët dhe do të insistojë deri në momentin e fundit për të firmosur me 27 vjeçarin i cili numëron katër sezone tek Evertoni dhe konsiderohet i pazëvëndësueshëm në mbrojtjen e ‘’ The Toffees ‘’.
Sezoni aktual nuk po i shkakton shumë buzëqeshje nxënësit të Rafael Benitez për shkak të disa problemeve muskulare dhe Milani pretendon të shfrytëzojë në maksimum këtë fakt për t’ia hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’.
Drejtuesit e gjigandëve të Scudettos dhe më gjerë preferojnë të mos nxitohen për shtatlartin kolumbian dhe fillimisht do të tentojnë blerjen e kartonit por nëse s’do të dalin të fituar, më e mira do të jetë huazimi i Yerry Minas për ta mbajtur nën vëzhgim gjatë pjesës më vendimtare të sezonit .



