Zgjodhi Shqipërinë, ish-trajneri i kombëtares së Zvricrës: Me Bajramin humbëm kohë dhe para

Zgjodhi Shqipërinë, ish-trajneri i kombëtares së Zvricrës: Me Bajramin humbëm kohë dhe para

Te Zvicra nuk po e përtypin kollaj zgjedhjen e Nedim Bajramit, mesfushorit të Empolit, për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë. Ish-trajneri i helvetëve Pierluixhi Tami shprehet i keqardhur për këtë fakt, pasi sipas tij janë shpenzuar kohë dhe para për 22-vjeçarin, i cili nuk dihet ende me siguri nëse do jetë pjesë e të grumbulluarve me Rejën në fund të marsit për shkak të problemeve me pasaportën.

Sa ju dhemb që pak para Kampionatit Europian U-21, Nedim Bajrami vendosi të luante për Shqipërinë në të ardhmen?


"Sigurisht, askush nuk është i lumtur për këtë . Nedim është një talent i madh, ai u promovua nga ne për vite me radhë. Ne investuam shumë para dhe kohë në trajnimin e tij. Por përveç talentit, vlerat e tjera janë po aq të rëndësishme për ne. Ato janë, respekti, solidariteti dhe lumturia e lojtarëve tanë. Ai na tha se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë. Ishte e qartë për ne se kishte një mungesë vlere që është thelbësore për ne: identifikimi. Kështu që ne duhet ta pranojmë vendimin e tij dhe të vazhdojmë t’i urojmë Nedim fatin më të mirë."


Çfarë do të thotë largimi i tij për U-21?


"Fuqia e madhe e ekipeve të të rinjve U-21 është fryma e tyre ekipore. Jam i sigurt se kombëtarja zvicerane U21 do të durojë ndryshimin e kombësisë së Nedim dhe do të zhvillojë një futboll të shkëlqyer në Europianin U-21."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy