
Aventura e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, nuk po shkon ashtu siç portugezi do të dëshironte.
Sulmuesi ishte protagonist i një gjesti të shëmtuar në fundin e ndeshjes me Al Hilal, aty ku skuadra e tij, Al Nassr u mposht me rezultatin 2-0.
Tifozët kundërshtarë, ironizuan Ronaldon në fundin e ndeshjes, duke brohoritur në kor emrin e Messit. Kjo nuk është pritur mirë nga portugezi, që i ofendoi, duke prekur organin gjenital.
Ky gjest i shëmtuar ka bërë bujë të madhe dhe ka nisur një peticion kundër futbollistit, që rrezikon edhe arrestimin.
Në lidhje me këtë, Nouf bin Ahmed një avokat ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Ronaldos. Avokati do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.
“Sjellja e Cristianos është krim. Veprimi i pahijshëm në publik është një nga krimet që dënohet me arrest dhe me dëbim nëse kryhet nga persona të huaj. Për këtë arsye, do të bëjmë një peticion në Ministri”, u shpreh avokati.



